Marcelo, tashmë i tërhequr nga futbolli, ishte një nga mbrojtësit më të mirë të majtë në historinë e futbollit, veçanërisht në aspektin sulmues. Ai shkëlqeu te Real Madridi për mbi një dekadë falë talentit natyror në sulm. Edhe pse kritikohej për mungesën e përqendrimit në mbrojtje, ai ofronte shumë në mesfushë dhe përpara.

Marcelo ishte pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të Real Madridit, duke fituar 5 Champions League dhe 6 La Liga, duke u përballur me dy Barcelona dominuese; atë të Guardiolës dhe Luis Enrique. Në podcastin e Iker Casillas, “Bajo palos”, ish-portieri e pyeti për ndeshjen më të vështirë që mbante mend. Marcelo nuk ngurroi: “5-0 në ‘Camp Nou’. Nuk e shikonim topin”.

Casillas shtoi: “Kishim blindat ulur…” Marcelo kujtoi: “Xavi, Iniesta, Pedro… edhe Messi. Ishim kundër Barcelonës më të mirë të historisë”. Ndeshja u luajt më 29 nëntor 2010, Xavi, Pedro, Villa (dy gola) dhe Jeffren shënuan, Ramos u përjashtua me të kuq, ndërsa Messi nuk realizoi.

The post Marcelo: Ndeshja më e vështirë në jetën time? Humbja 5-0 ndaj Barcelonës, nuk e shikonim topin… appeared first on Telesport.