Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, në prag të ndeshjes që “qytetarët” do të luajnë sot në Premier League ndaj Crystal Palace, konfirmoi se cfarë lojtarësh i duhen në mesfushë pas disa largimeve të fundit.

Nuk ka të bëjë me lojtarë me përvojë apo jo. E kam thënë edhe më parë se mosha nuk hap ose mbyll dyert, varet se sa të mirë janë ata”, tha trajneri italian.

Më tej, Maresca shtoi: “Në ish-klubin tim, kishim skuadrën më të re në historinë e Premier League. Këtu, në këtë moment, jemi mjaft të rinj për sa i përket skuadrës, por kemi lojtarë që kanë përvojën e duhur.”

“Në merkato çdo gjë mund të ndodhë. Kanë mbetur edhe 4-5 ditë dhe do ta shohim, por në këtë moment, është mjaft e vështirë të mendosh për afatin kalimtar dimëror. Sot luajmë, kështu që jam i përqendruar vetëm aty, është gjëja më e rëndësishme për ne“, tha Maresca.

Ai konfirmoi se blerja më e fundit, Ayyoub Bouaddi është gati për të luajtur: “Ai është gati, është në formë. Do të shohim se sa kohë i duhet për t’u përshtatur, por është gati të luajë. është mjaft i qetë, nuk duket 18 vjeç”.

“Duhet të ecim ngadalë sepse është shumë i ri, ka ardhur nga një vend tjetër, kështu që nuk ka nxitim për të. Ai do të na ndihmojë tani dhe në të ardhmen. Mendoj se është gjithashtu puna ime dhe e klubit ta menaxhojmë atë në mënyrën më të mirë. Mos i bëni presion, e dimë që është i ri dhe i duhet kohë”, tha Maresca.

The post Maresca: Çdo gjë mund të ndodhë në merkato, Bouaddi është gati për të debutuar me City appeared first on Telesport.