Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, kërkon që skuadra të jetë sa më cinike në fushën e lojës, duke mësuar disi nga stili italian i mbrojtjes së rezultatit pasi kalon në avantazh. Ai kërkon më shumë sakrifica në mbrojtje nga ana e lojtarëve.

U bënë shumë ndeshje këtë sezon që humbasim apo barazojmë pasi kemi qenë në avantazh. Ne duhet të mësojmë se si të fitojmë sa më shumë ndeshje me rezultatin 1-0, duke mbrojtur avantazhin fillestar”, tha Maresca.

Duhet të mbrojmë më mirë, duke qenë më kompaktë në disa ndeshje. Sidomos në minutat e fundit. Duhet të mësojmë se si të fitojmë 1-0, duke sakrifikuar në mbrojtje. Klubet e mëdha e bëjnë këtë dhe fitojnë trofe”, shtoi Maresca.

The post Maresca: Chelsea duhet të mësojë të mbrojë avantazhin dhe t’i fitojë ndeshjet 1-0 appeared first on Telesport.