Mediet angleze bëjnë me dije se Enzo Maresca ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Pedro Neto nga Chelsea. Anësori i djathtë portugez është përfolur shpesh këtë verë për një largim të mundshëm nga Londra.
Pedro Neto ishte një nga lojtarët më të mirë në kohën që Maresca drejtoi Chelsea-n dhe dyshja ka krijuar një marrëdhënie të mirë mes tyre. The Sun zbulon se Chelsea ka kërkuar mbi 80 milionë euro për të lënë të lirë yllin portugez.
Për Pedro Neto ka interes konkret edhe nga Milan, i preferuari i Ruben Amorim për krahun e djathtë të sulmit. Megjithatë, City është ndjeshëm favorit për transferimin e tij.
26-vjeçari është nën kontratë me “Blutë” deri në vitin 2031. Në sezonin e kaluar kontriboi me 10 gola dhe 10 asiste.
The post Maresca kërkon “të besuarin” e tij te Chelsea. E do edhe Milan, por City është ndjeshëm favorit appeared first on Telesport.
