Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka reaguar pas humbjes 4-2 në shtëpi ndaj PSG, kampionëve në fuqi të Champions League. “Ishte një ndeshje e çuditshme. Dy gola brenda dy minutash na krijuan problem”, tha trajneri italian.
Më tej, ai vijoi: “Në pjesën e parë ishim inekzistentë në lojë, ndërsa në pjesën e dytë krijuam shumë raste. Në pjesën e dytë luajtëm mirë. Humbëm pak ekuilibrin dhe distancat mes lojtarëve, ndaj patëm vështirësi në pjesën e parë”.
“Në pjesën e dytë bëmë ndryshime dhe rregulluam disa gjëra, e më pas u përmirësuam ndjeshëm. Kundër ekipeve të tilla, nëse nuk përballesh kokë më kokë, e ke të vështirë. Duhej të ishim më të guximshëm. Dhe në pjesën e dytë, të tillë ishim”, tha Maresca.
“Jemi në rrugën e duhur, sinqerisht. Kam përshtypjen se jemi afër. Është tashmë e vështirë të luash kundër PSG e kur pëson edhe dy gola të shpejtë, bëhet akoma më e ndërlikuar. Mund të nxjerrim mësime nga kjo dhe të ecim përpara“, u shpreh Maresca.
The post Maresca: Pjesën e parë ishim inekzistentë, besoj se City mund të përballet denjësisht me PSG appeared first on Telesport.
