Struga Trim Lum është e pamposhtur në gjashtë javët e Ligës së Parë në futbollit vendas dhe planifikon të mbetet në këtë ritëm edhe pas derbit kundër Sileksit në Kratovë.

Sulmuesi Marjan Radeski beson se Struga do të përpiqet të arrijë të arkëtojë tri pikët, megjithëse nuk është e lehtë për shkak të orarit të ngjeshur në këtë periudhë.

Me katër gola dhe një asist pas gjashtë e javëve të para, Radeski është në formë të shkëlqyer dhe beson se skuadra ka cilësinë për të vazhduar serinë pozitive.

 

“Në momente të tilla, zbulohet karakteri i ekipit. Nëse luajmë me intensitet të lartë, përqendrim dhe presion që nga fillimi, jam i sigurt se do të mbetemi të pamposhtur. Nëse j emi kompaktë, e kalojmë topin shpejt dhe jemi agresivë në duele, mund ta kontrollojmë lojën. Pikërisht këtë kërkon nga ne kreu i stafit të trajnerëve, Bledi Shkëmbi. Besoj se mund të largohemi nga Kratova me rezultatin e dëshiruar”, thotë Radeski.

 

Sileksi, pas pesë fitoreve radhazi në një humbje në transfertë kundër Bashkimit në Kumanovë. Ndeshja mes Sileksit dhe Struga Trim Lumit do të luhet në orën 15:30, në stadiumin e Kratovës.

The post Marjan Radeski: Mund të largohemi nga Kratova me rezultatin e dëshiruar appeared first on Alsat.