Profesori dhe dekani i fakultetit të ndërtimtarisë në universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”, Goran Markovski e shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Qytetit të Shkupit. Markovski si kandidat i platformës qytetare “Të Pavarur së Bashku” tha se ka vendosur të kandidojë për Shkupin, për shkak të problemeve me të cilat qytetarë ballafaqohen në shekullin XXI.
Markovski është kandidati i 6 që në zgjedhjet e tetorit garon për pozitën e numrit “një” të Qytetit të Shkupit. Kandidatët e tjerë janë Orce Gjeorgjievski nga VMRO-DPMNE, Kaja Shukova nga LSDM, Amar Mecinoviq nga “E Majta”, Skender Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Bashkim Bakiu nga VLEN.
“Shkupi qan, Shkupi po ngulfatet, po fundoset në mbeturina, Shkupi po thahet. Shkupi ynë kërkon ndihmë, Shkupi lutet për shans prej atyre që e duan sinqerisht, dinë dhe munden të ndihmojnë. Shkupi ynë i ndyrë, i ndotur, i turbullt, i dehidratuar dhe i depresionuar, kërkon shans si asnjëherë më parë. Kërkon vizion të qartë për zhvillim, kërkon përgjegjësi dhe kompetenca. Nuk ishte më e mundur për mua të dëgjoja britmën e Shkupit tonë të vuajtur. Britma e qytetit tim të lindjes dhe e një qyteti që ka mbetur pa identitetin e tij”, tha Goran Markovski, Kandidat për Qytetin e Shkupit./ Alsat.mk
The post Markovski e shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Qytetit të Shkupit appeared first on Alsat.
