Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi të shtunën pasdite garën sprint në MotoGP, të zhvilluar në pistën e Portimao, e vlefshme për Cmimin e Madh të Portugalisë.

Një garë e dominuar nga italiani, që e nisi nga “pole” dhe e ruajti kreun deri në fund, duke mos patur probleme. Në vendin e dytë u rendit spanjolli Raul Fernandez me Trackhouse, i vetmi që mbajti ritmin e Bezzecchi.

Në podium u ngjit edhe spanjolli Marc Marquez me Ducati Gresini, që përfitoi nga rrëzimi i vëllait të tij Marc Marquez, tri xhiro nga fundit. Deri në ato momente, ai ishte kampion bote, por gaboi.

Ai rrëzim dhe fakti që e mbylli pa pikë bëri që festa e titullit të shtyhet për në garën e të dielës. Marquez ka 55 pikë avantazh ndaj Jorge Martin (sot i pesti) dhe 62 pikë avantazh ndaj Bezzecchi.

The post Marquez rrëzohet dhe shtyn festën e titullit, Bezzecchi triumfon në garën sprint në Portimao appeared first on Telesport.