Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek raportet për përdorim të tepruar të forcës kundër protestuesve në Serbi.

Tash e disa muaj po zhvillohen protesta të mëdha antiqeveritare në Serbi, që nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në muajin nëntor.

Marta Kos shkroi në X se “duhet të mbështeten të drejtat e demonstratave paqësore, lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes”.

Ajo theksoi se blloku dënon fuqishëm “të gjitha aktet e urrejtjes dhe dhunës”.

“Të drejtat dhe vlerat themelore duhet të respektohen”.

Studentët të cilët kundërshtojnë dështimin e sundimit të ligjit në Serbi, si dhe korrupsionin e gjerë, po bllokojnë tash e disa muaj degët universitare.

The post Marta Kos reagon pas përdorimit të tepruar të forcës kundër protestuesve në Serbi appeared first on Alsat.