Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë faqe të arta në historinë e Interit. Kapiteni zikaltër është bërë lojtari i tretë që shënon në secilën nga tre ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve në një sezon të vetëm me fanellën e Interit.

Me këtë arritje, Lautaro i bashkohet dy emrave të mëdhenj të historisë së klubit: Samuel Eto-së që e arriti këtë statistikë në sezonin 2010/11 dhe Adrianos në sezonin 2004/05.

Tani, edhe Lautaro Martinez (2024/25) është pjesë e këtij trio prestigjioz.

Duket se Argjentinasi po udhëheq Interin jo vetëm me gola, por edhe me karakter, intensitet dhe frymë fituese.

The post Martinez shkon gjurmëve të Eto-s dhe Adriano-s tek Interi appeared first on Alsat.