Mbrojtësi i Barcelonës, Iñigo Martínez, foli për DAZN pas fitores 4-1 ndaj Sevilla dhe theksoi se ekipi i tij është ende në garë për titull në La Liga: “Duhej të fitonim për të qëndruar në luftën për titull dhe bërë presion ndaj dy vendeve të para.

Po kalojmë një moment të mirë dhe ky rezultat është perfekt për ne, sepse ndihemi shumë mirë. Me një lojtar më pak, arritëm të luftojmë dhe të shënonim një tjetër gol… Ishte një ndeshje e shkëlqyer, kjo është rruga e duhur për ne”.

Iñigo Martínez shtoi: “Nëse jemi të qetë dhe të sigurt në mbrojtje, të gjithë e dimë se çfarë mund të bëjnë sulmuesit tanë. Ata krijojnë shumë raste. Edhe me një lojtar më pak, e dimë si ta mbajmë topin dhe të krijojmë mundësi.

Nuk ka rëndësi nëse kemi pushime gjatë javës apo jo, ekipi ka shumë besim. Ka ende hapësirë për përmirësim, por nëse dikush mendonte se ishim të vdekur, atëherë e ka gabim. Jemi ende shumë të gjallë për titullin, kjo është rruga që duhet të ndjekim”.

The post Martínez “thumbon” rivalët e titullit: Nëse dikush mendoi se ishim të vdekur… appeared first on Telesport.