Liga spanjolle e futbollit dhe Javier Tebas akuzojnë Barcelonën për mashtrim financiar lidhur me regjistrimin e lojtarëve që bëri në dhjetorin e kaluar.

Katalanasit, sipas pretendimit të palës akuzuese, kanë raportuar shifra të paqena nga auditi financiar të ardhura sponsorizimesh mbi vendet e stadiumit. Në realitet, sipas Tebasit, ato nuk janë në bilancet reale të klubit.

La Liga, që fillimisht dha dritën jeshile për regjistrimin e lojtarëve bazuar te dokumentacioni që iu afrua, tani kërkon të raportojë në gjykatë auditin e Barcelonës me akuzat për “informacione të rreme” me qëllim daljen nga kriza.

“Do t’i përgjigjemi La Ligas në momentin e duhur. Komunikata e tyre për parregullësi bilanci te Barcelona është me qëllim destabilizimi”, reagoi Laporta.

“Nuk na mundin dot në fushë, ndaj provojnë ta bëjnë në zyra… Ata dhanë ok për regjistrimin e futbollistëve, pse pikërisht tani thonë që nuk vlen. Nuk dua ta besoj se ky është plan dashakeq ndaj Barcelonës, por duke parë ngjarjet…”

The post Mashtrim financiar te Barcelona? Tebas akuzon, Laporta kthen përgjigje: “Nuk na mundin dot në fushë dhe…” appeared first on Telesport.