Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se janë më të dashuruar se kurrë. Edhe pse lidhja e tyre ka patur mjaft ulje e ngritje, duket se tani gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë.

Pas përfundimit të “Top Arena”, ku të dy kishin rubrikat e tyre, ata u nisën menjëherë me pushime. E teksa po kalonin disa ditë relaksi në Turqi, Brikena dhe Mateo ndanin herë pas here me ndjekësit e tyre foto dhe video krah njëri-tjetrit.

Por së fundmi, Mateo ka postuar në “Instastory” një fotografi të tij që fansat e kanë pëlqyer menjëherë. Por vëmendjen më të madhe e mori komenti i partneres së tij.

“Bukuroshi i zemrës sime”, ka shkruar Brikena në foton në fjalë, shoqëruar me një emoji zemër të kuqe dhe një emoji majmuni.

The post Mateo poston këtë FOTO, komenti i Brikenës merr gjithë vëmendjen appeared first on Veriu.info.