I ftuar në mikrofonat e “Vivo Azzurro TV”, ish-mbrojtësi kampion bote me Italinë në vitin 2006, Marco Materazzi, dha mendimin e tij për “play off”-et e kualifikimit për Botërorin që do të zhvillohet kësaj vere. Në këto ndeshje vendimtare, Italia do të luajë shansin e fundit për të qenë pjesë e këtij kompeticioni, pasi mungoi në edicionet 2018 (Rusi) dhe 2022 (Katar).
“Çfarë di është se Rino Gattuso do të luftojë deri në fund për të na çuar në Botëror. Ai ka marrë përsipër rolin më të vështirë që mund të merrte, sepse kualifikimi direkt ishte praktikisht i komprometuar. Po përpiqet të transmetojë entuziazmin e tij te skuadra.
Nuk do të përballemi me ekipe fantastike, por me kundërshtarë të fortë dhe të vështirë. Ai duhet të gjejë një mënyrë që djemtë të jenë të qetë. Do të duhet të shtyjmë fort. Jam i bindur se po punon me profesionalizmin maksimal. Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të mbërritur gati në këto dy përballje kaq të vështira”.
The post Materazzi mbështet Gattuson: Do të luftojë deri në fund për të siguruar Botërorin appeared first on Telesport.
