Ish-futbollisti i Bayern Munich, Lothar Matthäus, ka shprehur mendimin e tij për mundësinë që Neymar të bashkohet me skuadrën e Kompany: “Bayerni nuk ka nevojë për ‘showman”. Neymar ka një opinion shumë të lartë për veten.

E kam vënë re këtë më shumë se një herë. Bayerni është si një familje, kujdesemi për njëri-tjetrin. Neymar është më i përqendruar te vetja se sa te skuadra. Klubi ynë nuk ka nevojë për një lojtar që vë interesat e tij mbi ato të skuadrës”.

Në janar të këtij viti, Neymar u rikthye te Santosi, aty ku kishte nisur karrierën. Më parë ka luajtur për Al-Hilal, PSG dhe Barcelona. Rikthimi i tij në Brazil nuk ka kaluar pa polemika, pasi ylli brazilian nuk ka luajtur për Santosin prej më shumë se një muaji.

Ishte paralajmëruar kthimi në fushë kundër Fluminense, por edhe këtë herë bëri “shfaqje”. Gjatë ndeshjes ndaj Bahia-s (2-2), Neymar u fotografua i veshur si Batman në dhomën e zhveshjes së Santosit, gjatë fjalimit para ndeshjes. Sipas një gazetari të “UOL”, numri 10 mori pjesë vetëm në konferencën e shtypit dhe më pas u kthye direkt në shtëpi, pa parë as ndeshjen.

The post Matthäus për mundësinë që Neymar t’i bashkohet Bayernit: Nuk na duhen “showman”… appeared first on Telesport.