Lothar Matthäus lavdëron Harry Kane, që po kalon një formë të jashtëzakonshme. Aktualisht, anglezi ka performancë më të mirë se Erling Haaland dhe Kylian Mbappé. Ish-kampioni gjerman thekson se Kane nuk është thjesht golashënues, por një lojtar i plotë: mund të shënojë, të krijojë lojë, të driblojë dhe të mbrojë, duke ri-interpretuar rolin e sulmuesit qendror.

Matthäus kujton episode kyçe nga ndeshja e fundit kundër Dortmundit, si ndërhyrja në zonë në minutën e 88-të, vlerëson aftësitë e pasimit dhe gjuajtjet e gjata mbi 50 metra, tipare që rrallë shihen te rivalët më të famshëm: “Kane ka përparuar, sepse tani vepron si një mendimtar i lirë, me liri që ndoshta nuk e kishte nën drejtimin e Tuchel”.

Sipas Matthäus, kapiteni anglez mund ta fitojë “Topin e Artë” vitin e ardhshëm, nëse vazhdon performancat e larta dhe Bayerni arrin rezultate të rëndësishme ekipore. Matthäus e krahason Kane me Manuel Neuer, duke thënë se sulmuesi anglez ka rindërtuar rolin e sulmuesit qendror, ashtu si Neuer të portierit. Për të ardhmen, Matthäus sugjeron rinovimin e menjëhershëm të kontratës së Kane, deri më 2027, duke e konsideruar model profesional, pa skandale jashtë fushës, me mentalitet fitues dhe përkushtim ndaj futbollit.

The post Matthaus “shenjtëron” Kane: Revolucionarizoi rolin e qendërsulmuesit, ashtu si Neuer të portierit appeared first on Telesport.