Erling Haaland dhe Kylian Mbappé konsiderohen nga shumë njerëz si trashëgimtarët e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dy “kanibalë” golash që mund të shkaktojnë një rivalitet të ri emocionues.
Së fundi, ata u përballën me njëri-tjetrin në “Etihad” dhe norvegjezi tregoi më të mirën për sa iu përket golave (2-1), por Manchester City duhej t’i përkulej Real Madridit dhe mund t’i thotë lamtumirë Ligës së Kampionëve brenda një jave.
“Suksesi” kalimtar i ish-lojtarit të Borussia Dortmundit nuk e ka ndryshuar mendjen e Thierry Henry, i cili beson se bashkatdhetari i tij është ende një nivel më lart: “Për mua Kylian është më i talentuar dhe ofron zgjidhje të ndryshme.
Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit. Më lejoni të shpjegohem: Mbappe u përpoq të luante si ‘9’ për një vit e gjysmë. Ai u përpoq ta bënte këtë te PSG dhe nuk funksionoi shumë mirë. Tani po e bën këtë te Real Madridi, klubi më i madh në Europë. Pra, duhet të përshtatet me këtë kontekst. Haaland, nga ana tjetër, ka luajtur si ‘9’ që nga fillimi i karrierës së tij.
Menduam se ata do të ishin dy trashëgimtarët e Messit dhe Ronaldos. Por tani, në vend që të mendojnë për atë që janë bërë, njerëzit gjithmonë vënë në dyshim mënyrën se si luajnë. Jo statistikat, sepse statistikat janë madhështore për sa iu përket golave.
Ndoshta nuk janë dy më të mirët në botë, por janë në krye. Ka nga ata që do të thonë Mbappé, nga ata që do të preferojnë Vinicius, të tjerë Lamine Yamal. Nuk ka rëndësi, thjesht po them se nuk është një gjë e sigurt, edhe menduam se do të ishte kështu”.
The post Mbappé apo Haaland? Ja cilin zgjedh Henry: Nuk janë më të mirët absolutë në botë appeared first on Telesport.
