Një përplasje e fortë në rrjete sociale ka shpërthyer mes Kylian Mbappé dhe reperit francez OrelSan. Sulmuesi i Real Madridit, që është edhe aksionari kryesor i Caen, reagoi ashpër pasi artisti e kritikoi në një nga këngët e tij për menaxhimin e klubit, i cili ra sezonin e kaluar nga Ligue 2 dhe tani luan në “Championnat National”, me vetëm 3 fitore në 12 ndeshje dhe ndodhet në vendin e 10-të.

Në vargjet e tij, OrelSan thoshte: “Do ta shkatërrosh qytetin tënd, si familja Mbappé”. Deklarata e tij nxiti reagimin e menjëhershëm të Kylian në “X”: “Mund ta ‘shpëtosh’ ti qytetin, që aq shumë e do, @Orel_san. P.S: Ky njeri s’pushonte së luturi që ta lejonim të hynte me 1% pa paguar, sepse nuk kishte asnjë qindarkë, por donte të shfaqej si njeriu i thjeshtë nga Normandia”.

The post Mbappe i përgjigjet ashpër reperit francez: S’pushoje së luturi dhe nuk kishte asnjë qindarkë… appeared first on Telesport.