Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të kritikave te Real Madrid. Francezi e kaloi fundjavën në Itali me partneren e tij, Ester Expósito, dhe u kap nga kamerat duke mbërritur në kryeqytetin spanjoll vetëm pak minuta para se të fillonte ndeshja ndaj Espanyolit.
Tomas Roncero, gazetari i njohur i cili është mbështetës i madh i Real Madridit është treguar i ashpër mbrëmë ndaj sulmuesit francez, në programin “Carrusel Deportivo” të Cadena SER, pas ndeshjes ndaj Espanyol.
“Mbappe jeton në një flluskë. Ai nuk është lidhur me Real Madridin. Askush në klub nuk mund ta shpjegojë këtë. Pa Mbappe, Vinicius është një lojtar shumë më i mirë, ai i kupton më mirë shokët e tij të ekipit dhe është më vendimtar. Vinicius nuk duhet të falet për të gjitha mëkatet e tij, por këtë javë është bërë e qartë se kush është dakord dhe kush është thjesht i përqendruar në axhendën e vet”, tha Romero.
E gjithë kjo situatë ka ardhur nga fakti që Mbappe aktualisht i dëmtuar shkoi në Itali me partneren e tij. Edhe pse francezi është larguar me lejen e drejtuesve, gjë që është konfirmuar nga Alvaro Arbeloa në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Espanyol, sërish ka kritika dhe akuza për angazhim të pakët të francezit ndaj klubit të Real Madridit. Sipas këtyre zërave, këto veprime të Mbappe ulin imazhin e klubit.
The post “Mbappe jeton në një flluskë. Ai nuk është lidhur me Real Madridin. Askush në klub nuk mund ta shpjegojë këtë” appeared first on Telesport.
