Pjesa e parë e “El Clasico”-s mes Barcelonës dhe Real Madridit është mbyllur 0-1 në favorin e madrilenëve.

Në minutën e 30-të, Barcelona bën një zëvendësim të detyruar. Largohet Xavi Espart i dëmtuar nga përplasja me Aurelien Tchouameni dhe në vend të tij futet Alejandro Balde.

Në minutën e 35-të, erdhi rasti i parë konkret i takimit. Anthony Gordon depërton brenda zonës së rreptësisë dhe lëshon një goditje të fortë drejt anës së majtë të portës, por Andriy Lunin bën një pritje të jashtëzakonshme për ta ndalur.

Në minutën e 41-të, aksion i shpejtë i madrilenëve dhe pas një kombinimi fantastik me Marc Cucurella, Yan Diomande fut një top në zonë, që nuk largohet në mënyrën e duhur nga Gerard Martin dhe pas përplasjes në këmbët e Kylian Mbape, përfundon në rrjetë.

Në minutën e 44-të, Barcelona kishte shansin e artë për të barazuar shifrat, por Lamine Yamal bën më të vështirëne mundshme, në një pozicion tepër të favorshme. Në shtesën e pjesës së parë, Yan Diomande humbet mundësinë ideale për të shënuan golin e dytë për madrilenët, por topi përfundon jashtë, pranë shtyllës së majtë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Real Madridin.

SHIKOGOLIN

The post Mbappe shënon me shumë fat, pjesa e parë “El Clasico”-s mjaftohet me një gol (video) appeared first on Telesport.