Kylian Mbappe, tashmë protagonist përkrah yjeve të kalibrit të Messit, Neymar dhe Benzema, ka rrëfyer se kush do të ishte shoku i tij i ëndrrave: Zinedine Zidane.
Gjatë një interviste për beIN Sports, kampioni i botës 2018 kujtoi me entuziazëm admirimin e tij për ish-kampionin francez, duke e quajtur atë “ikona e fëmijërisë”.
“Nëse më duhet të zgjedh, mbetem patriot: do të ishte Zidane”, deklaroi ai duke buzëqeshur.
Për Mbappen, Zidane përfaqëson jo vetëm një simbol të futbollit francez, por edhe një model elegance dhe shkëlqimi në fushë.
The post Mbappe zgjedh shokun e skuadrës të ëndrrave: “Nuk kam asnjë dyshim…” appeared first on Telesport.
