Përfundimi i sezonit të rregullt të Abissnet Superiore dhe caktimi i finalisteve të Kupës së Shqipërisë ka bërë tashmë të qartë se cilat janë katër skuadrat që do të përfaqësojnë vendin tonë në aktivitetet e UEFA-s gjatë verës.
Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani janë katër ekipet të cilat do të nisin rrugëtimin në turin e parë të fazës eliminatore, me njërën që si kampione do të shkojë në Ligën e Kampioneve dhe tre të tjerat në Conference League.
Partizani është skuadra me koeficientin më të lartë në UEFA, pasi ka vlerën 6,5. Të kuqtë ndiqen nga Vllaznia me 5, Egnatia me 2,5 dhe Dinamo me 1,375. Kjo e fundit nuk ka pikë në arenën ndërkombëtare, ku llogariten vetëm 5 edicionet e fundit, ndaj përfaqësohet me koeficientin e Superiores.
Qartësisht, me një koeficient të tillë, në Ligën e Kampioneve cilado të dalë fituese e kampionatit, do të renditet në vazon e skuadrave të dobëta. Ndërsa në Ligën e Konferencës, Partizani dhe Vllaznia do të jenë në short në vazon e ekipeve të forta të paktën në turin e parë.
The post Mbaron sezoni i rregullt dhe caktohet final four, ja si prezantohen ekipet shqiptare në vazot europiane! appeared first on Telesport.
