Pas më shumë se 3 orësh, zv/kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), pas seancës për abuzimin me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’.

GJKKO vendosi që të lërë në fuqi vendimin e dhënë pak ditë më parë ndaj Ballukut, pezullim detyre si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bllokim i pasaportës. Pas daljes, zv/kryeministrja nuk pranoi të jepte asnjë koment.

Ajo akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe përfshirjen në procedura prokurimi ku dyshohet se ka favorizuar operatorë të caktuar.

Përveç saj, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli janë vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa të gjithë të pandehurit dyshohet se kanë kryer shkelje gjatë kohës që mbajnë detyra zyrtare.