Edhe pse zhgënjimi është i madh, Bryan Mbeumo gjen disa aspekte pozitive në paraqitjen e Manchester United pas humbjes 2-0 ndaj Chelsea në Premier League. Sulmuesi kamerunas beson se “Djajtë e Kuq” mund ta kishin ndryshuar rrjedhën e ndeshjes nëse do t’i kishin shfrytëzuar rastet e krijuara para pushimit.
Mbeumo hodhi poshtë idenë se kjo paraqitje mund të nënkuptojë mungesë mbështetjeje nga lojtarët për Michael Carrick: “Sigurisht që jo! Mendoj se qëndrimi i duhur ishte i pranishëm që nga minuta e parë. Të luash me 10 lojtarë kundër 11 e bëri situatën më të vështirë. Kemi besim të plotë te të gjithë.”
Lojtari kamerunas mbrojti përkushtimin e ekipit, pavarësisht një tjetër rezultati negativ: “Edhe pse mbetëm me dhjetë lojtarë, në fund të ndeshjes ndjemë sërish zhgënjim. Por besoj se si ekip dhamë maksimumin tonë. Ndoshta thjesht shpërdoruam disa raste. Mund të kishim kaluar në avantazh më herët, por ky është një aspekt pozitiv që mund ta marrim nga kjo ndeshje“, shtoi Mbuemo.
“Ka shumë zhgënjim. Mendoj se bëmë shumë gjëra të mira, veçanërisht në pjesën e parë, kur mund të kishim qenë në avantazh me një ose dy gola. Këto raste të humbura ka kushtuan shtrenjtë në pjesën e dytë, pasi Chelsea shënoi dy golat që përcaktuan përfundimisht fatin e ndeshjes”, tha Mbuemo.
United vazhdon pa fitore, por skuadra qëndron krah Carrick, ndaj dhe komentet e Mbeumo vijnë në një moment veçanërisht të vështirë për ekipin, që tashmë ka nëntë ndeshje radhazi pa fitore. Skuadra vazhdon ta mbështesë trajnerin e saj dhe kërkon që në ndeshjen e së martës ndaj Roma të rikthehet te fitorja.
The post Mbeumo mbron Carrick: Mbështetje absolute trajnerit, ka shumë zhgënjim për rastet e shpërdoruara appeared first on Telesport.
