
Komisioni për Vendime për Kundërvajtje pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës informon se në kuadër të punës së vazhdueshme për të përcaktuar shkeljet e mundshme të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka inspektuar disa autoshkolla në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ç’rast procedurat e Komisionit përfshinë aktivitete që lidhen me mbi 40 autoshkolla.
Gjatë inspektimit, u gjetën indikacione që tregojnë për mundësinë e sjelljes së koordinuar të autoshkollave – një kartel në formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për shoferë, që paraqet një shkelje të mundshme të nenit 7 paragrafi (1) të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Komisioni vazhdon me mbledhjen intensive të provave dhe përcaktimin e detajuar të të gjitha fakteve relevante. Nëse vërtetohet ekzistenca e veprimeve të ndaluara kontraktuale, do të merren masa të përshtatshme në përputhje me Ligjin. Komisioni mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e tregut konkurrues dhe interesave të konsumatorëve./faktiditor.info/
