Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka publikuar listat e përfituesve të mbështetjes financiare për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter, në kuadër të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë për vitin 2026.

Mbi 500 familje kanë përfituar kuponë për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter. Mbështetja u dedikohet familjeve me persona ose fëmijë me aftësi të kufizuara.

Listat e përfituesve janë publikuar në këtë LINK.

Sipas Ministrisë, përfituesit e mbështetjes financiare marrin një certifikatë-kupon, e cila u mundëson blerjen dhe instalimin e një kondicioneri inverter.

Përfituesit duhet ta shfrytëzojnë kuponin deri më 15 tetor 2026, pas së cilës datë ai nuk do të mund të përdoret./Alsat.mk.

The post Mbi 500 familje përfitojnë kuponë për kondicionerë inverter appeared first on Alsat.