Gazetari: Avni Tahiri

Komuna e Çairit nuk përjashton mundësinë e heqjes mbikalimit ekzistuese në Bit Pazar të Shkupit, afër vendkalimit jolegal të këmbësorëve. Sipas komunës, aktualisht po zhvillohet një analizë e brendshme teknike, si dhe një vlerësim i kostos së mundshme për heqjen e urës, me qëllim gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme dhe funksionale për qytetarët.

“Komuna e Çairit është në dijeni të situatës lidhur me kalimin e shpeshtë të këmbësorëve në zonën e Bit Pazarit, pavarësisht ekzistimit të mbikalimit për këmbësorë. Aktualisht po zhvillohet një analizë e brendshme teknike, ku po shqyrtohen alternativa të ndryshme, përfshirë edhe vlerësimin e kostos së mundshme për heqjen e urës ekzistuese dhe gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme dhe më funksionale për qytetarët. Çdo veprim do të realizohet në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe institucionet kompetente, me prioritet rritjen e sigurisë rrugore dhe organizimin më efikas të hapësirës”, than nga Komuna e Çairit.

Pyetem edhe në Qytetin e Shkupit se kur planifikojnë të fillojnë punimet për mbylljen e këtij vendkalim të rrezikshëm për qytetarët. Nga atje u përgjigjën shkurt se punimet pritet të fillojnë shumë shpejt, por pa e precizuar kohën. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, për vendkalimin ilegal për këmbësorë në Bit Pazar, kohë më parë, tha se duhet të mbyllet dhe se kjo çështje është duke u shqyrtuar me autoritetet lokale dhe se është duke pritur propozime nga sektori i komunikacionit. Sipas Gjorgjievskit, pas ndërhyrjes, do të përfundojë i gjithë procesi që do të mundësojë sigurinë dhe rregullimin e vendkalimit ilegal për qytetarët./Alsat.mk

The post Mbikalimi në Bit Pazar mund të largohet tërësisht appeared first on Alsat.