Derbi i “Metropolitano” ngriti sërish pikëpyetje te Real Madridi. Humbja 2-1 ndaj Atlético-s riktheu në vëmendje një problem të vjetër: Vinicius dhe Mbappé vazhdojnë të “shkelin” hapësirat e njëri-tjetrit.

Harta e lëvizjeve të të dyve është domethënëse. Vinicius u përqendrua kryesisht në krahun e majtë, por zbriti edhe në zona qendrore. Mbappé, i pozicionuar fillimisht si sulmues në skemën 4-2-3-1 të Mourinhos, u zhvendos gjithashtu majtas. Rezultati ishte grumbullimi i të dyve në të njëjtat zona.

Problemi nuk është i ri. Që prej mbërritjes së francezit dy vite më parë, Vinicius dhe Mbappé duket se nuk po arrijnë të kuptohen në fushë. Madje, shpesh kur njëri shkëlqen, tjetri kalon në vështirësi. Kjo ka ndodhur nën drejtimin e Ancelotti, Xabi Alonso, Arbeloa dhe Mourinho.

Në “Metropolitano”, asnjëri nuk arriti ta kthente këtë bashkëjetesë në prodhim ofensiv. Reali regjistroi vetëm 0.32 gola të pritshëm (xG), shifrën më të ulët në një ndeshje La Liga që nga shkurti 2015, sipas Opta-s. Mbappé gjuajti vetëm një herë, ndërsa Vinicius dy herë dhe u zëvendësua në minutën e 54-t.

Ndërkohë, Zinedine Zidane ka sinjalizuar se e preferon Mbappé në krahun e majtë, ndërsa “RMC Sport” raporton se trajneri i ri i Francës e ka kontaktuar personalisht për t’ia komunikuar këtë rol.

The post Mbivendosja e tyre, problem i pafund. “Harta” e lëvizjes së Vinicius dhe Mbappé në derbi shqetëson Real Madridin appeared first on Telesport.