Nga Kuvendi kanë njoftuar se është mbyllur aplikimi për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, njofton TV21.

Nga Kuvendi bëjnë të ditur se për shkak se procedura është ndërprerë, konfirmojnë vetëm numrin e kandidatëve i cili është 13, ndërkaq emrat jo.

“Ju informoj se afati për aplikim ka mbaruar dhe deri tani janë paraqitur gjithsej 13 kandidatë. Meqë procedura është ndërprerë, është ndërprerë edhe selektimi administrativ. Emrat do të mësohen pasi të përfundojë procesi i selektimit administrativ i kandidatëve të paraqitur. Tani për tani mund ta konfirmojmë vetëm numrin e të paraqiturve”, thanë nga Kuvendi.