Barcelona është duke luajtur në transfertë në Valladolid, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga. Katalanasit vijnë në këtë takim me formacionin e dytë, duke e pasur mendjen te ndeshja e kthimit ndaj Inter në “San Siro”.
Vendasit zhbllokuan shpejt rezulatin falë golit të Iván Sánchez në minutën e 6-të, ku goditja e tij e devijuar edhe nga mbrojtësit katalanas mori një devijim të çuditshëm dhe përfundoi në rrjetën e Ter Stegen. SHIKOVIDEON
Portieri gjerman rikthehet si titullar pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fillim të këtij sezoni, por deri tani nuk po rezulton aspak rikthim i bukur, duke parë rezulatin 1-0 dhe që mund të kishte bërë më shumë për të shmangur golin e pësuar.
Barcelonës i duhet me patjetër fitorja për të ruajtur diferencën prej 4 pikësh me Real Madridin, ndërsa Valladolid dihet që do të luajë në Segunda Divizion sezonin e ri, duke u renditur në vendin e 20-të me 19 pikë.
The post Mbyllet pjesa e parë në Valladolid, ekipi i vendit të fundit befason Barcelonën (video) appeared first on Telesport.
