Summer McIntosh vazhdon të thyejë rekorde. Në garat e kampionatit kanadez, notarja 19-vjeçare vendosi një rekord të ri botëror në 200 metra stil flutur për femra, me kohën 2’01”65.

Ajo arriti të përmirësonte kohën e mëparshme të vendosur nga kinezja Liu Zige (2’01”81), një rekord që datonte që nga viti 2009. Pra, një kohë që bie pas 17 vitesh.

McIntosh, 3 herë kampione olimpike në “Paris 2024”, festoi duke goditur grushtet në ujë me një buzëqeshje rrezatuese, plot gëzim. Ajo kishte kohë që synonte këtë rekord.

The post McIntosh thyen rekordin 17-vjeçar, jep një kohë magjike në 200 metra flutur për femra appeared first on Telesport.