Më 8 mars, në Australi, do të zhvillohet gara e parë sezonale e Formula 1. Makina McLaren synon të mbrojë titullin kampion për konstruktorë, por edhe atë të pilotëve me Lando Norris.
Arritja e këtij qëllimi nuk është një arritje e lehtë, veçanërisht këtë vit, në një kampionat që paraqet kaq shumë rregullore të reja. Në testet e fundit në Sakhir, McLaren ishte makina që përfundoi më shumë xhiro, duke demonstruar besueshmëri.
Shefi Zak Brown, deklaroi se pavarësisht kësaj rivaliteti me Mercedes dhe Ferrari, do të jetë i madh: “Mendoj se kemi prodhuar një makinë të mirë dhe do të jemi midis katër të mëdhenjve, por jo në krye”.
“Sidoqoftë, do të jetë një sezon i gjatë me shumë zhvillime. Ende po mësojmë, por mendoj se jemi në një pozicion të mirë fillestar. Mendoj se edhe Ferrari e Mercedes janë shumë të forte”, tha Brown.
Ai shprehet se i trembet edhe Red Bull, që për momentin po fshihet: “Mendoj se ende kemi parë ende gjithçka që Red Bull ka për të ofruar. Ata janë të fortë, ndaj mendoj se patjetër do të jemi në katër të parët.”
The post McLaren mesazh rivalëve: Kemi ndërtuar një makinë të mirë, jemi mes 4 skuadrave më të shpejta appeared first on Telesport.
