Napoli fitoi 3-0 ndaj Empoli në kampionat, duke ruajtur distancën prej 3 pikësh ndaj kryesuesve të Inter. Protagonist të kësaj ndeshjeje ishin Scott McTominay me dy gola dhe Romelu Lukaku me një gol dhe dy asist.
Skocezi ka folur me superlativa për shokun e tij të skuadrës: “Lukaku është një shok i madh skuadre. Ai kërkon shumë nga ne dhe nga vetja që të krijojë më shumë mundësi. Ai ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe jam shumë i lumtur që e kam pranë”.
“Në fushë dhe në dhomën e zhveshjes ai na udhëheq, ai është me të vërtetë i rëndësishëm për grupin“, shtoi më tej Scott McTominay, që beson se Napoli ka shanse të fitojë titullin kampion në Serie A.
“Gjithmonë kam ëndërruar të fitoj trofe dhe të jem kampion për gjithë jetën time. Nuk do ta humbas kurrë këtë ëndërr, as kur karriera ime të ketë mbaruar. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, pa u ndikuar nga të tjerët”, tha McTominay.
The post McTominay: Me Lukaku jemi një dyshe fantastike, ëndërroj titullin kampion në Serie A appeared first on Telesport.
