“La Stampa” bën një vlerësim të rikthimit të Gleison Bremer nga dëmtimi. Braziliani është një aset kyç dhe i paçmuar. Trajneri i Juventusit është i etur për rikuperimin e plotë të brazilianit për një mijë e një arsye. Kjo do t’i lejojë atij të bëjë çdo ndryshim taktik, siç është kalimi i famshëm në mbrojtjen me 4 lojtarë.
Do t’i lejojë atij të zhvendosë lojtarë të tjerë në pozicionet e tyre natyrale, siç janë Koopmeiners në mesfushë dhe Kalulu në korsi. Kjo do t’i garantojë cilësi më të madhe dhe nivel më të lartë përvoje (dhe personaliteti) në një repart, mbrojtjen, që aktualisht nuk është vetëm “e improvizuar”, por edhe pak e rraskapitur.
Sa i përket aspektit cilësor, nuk ka dyshim se Juventusi me Bremerin është i ndryshëm. Historia e fundit e ekipit bardhezi flet vetë, edhe shifrat flasin vetë. Sezoni 2025-26 nuk bën përjashtim: në ditët kur ish-lojtari i Torinos ishte jashtë fushave për shkak të lëndimit dhe operacionit në gju, Juventusi pësoi një rënie të ndjeshme në performancë.
Mjafton të thuhet se në 6 ndeshjet në të cilat luajti braziliani, Juventusi ishte i pamposhtur me 4 fitore dhe 2 barazime, duke marrë mesatarisht 2.3 pikë për ndeshje, ndërsa gjithashtu e mbajtën portën e paprekur në 3 ndeshje.
The post Me Bremer në mbrojtje, Juventusi është krejt tjetër. Shifrat e tregojnë qartë ndikimin e brazilianit appeared first on Telesport.
