Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj një foto para pasqyrës, ku duket e kuruar në çdo detaj.

Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar: “Mirëmëngjes, kthehemi të hënën tek punët”, shkruan Indeksonline.

Me këtë mesazh ka lënë të kuptohet se pas pushimeve verore është gati të rikthehet me projektet e saj televizive.

Ky postim bëri bujë të madhe në mediat rozë dhe fansat janë ata të cilët mezi presin surprizat që Luana ka rezervuar për sezonin e ri.