
Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e eksportit dhe importit në krahasim me peroudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar – shtator të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 47.7% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit”, raportoi Enti Shtetëror për Statistika.
Enti raportoi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 59.6 përqind.

