Me disa titullarë në stol dhe me mendjen të gjysmëfinalja e parë në Champions League ndaj Bayern Munich, PSG ka bërë detyrën në kampionat duke fituar pastër 0-3 në transfertën ndaj Angers, e vlefshme për javën e 30-të.

Golat për parizienët u shënuan nga Lee Kang-In 7′, Senny Mayulu 39′ dhe Lucas Beraldo 52′. 15 minutat e fundit të kohës së rregullt, parizienët luajtën me një lojtar më pak, pas dy kartonëve të verdhë të marrë nga Goncalo Ramos.

PSG fiton 0-3 dhe tani kryeson e vetme renditjen me 69 pikë, 6 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Lens, që barazoi mbrëmë 3-3 ndaj Brest.

SHIKOGOLAT

The post Me mendjen te Bayern, por PSG nuk fal në kampionat. Fitore bindëse në transfertë dhe tani kryeson e qetë renditjen (video) appeared first on Telesport.