Gazetar: Suad Bajrami
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash kundër ish gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov, të cilit gjatë bastisjes në shtëpinë e prindërve të tij iu gjetën 350 mijë euro të fshehura në një bunker special në mur. Akuza vjen menjëherë pasi ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa u dakordua me Prokurorinë për të pranuar fajin, pasi u kap në flagrancë duke marrë ryshfet nga i akuzuari Lupço Pecov, për ta korruptuar gjyqtarin Gjoko Ristov.
“Ka kërkuar gjithsej 100 mijë euro, ndërsa më 13 dhjetor të vitit 2025 direkt ka pranuar 20.000 euro që të ndërmjetësojë me shfrytëzimin e ndikimit të tij real ndaj gjyqtarit të apelit në Shkup për shfuqizimin e masës së paraburgimit për një personi cili atëherë nuk ka qenë i kapshëm për organet e përndjekjes. I përballur me provat, i akuzuari tërësisht i ka pranuar gjetjet e Prokurorisë, pas çka ka kërkuar që të bëjë marrëveshje për lartësinë e sanksionit. Në bazë të kësaj, Gjykata Penale e Shkupit dje shpalli aktgjykimin me të cilin të dënuarin e dënoi me 1 vjet e 3 muaj burg për veprën penale “Marrje para për ndikim të kundërligjshëm” – Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
- Fehmi Stafa tërësisht e ka pranuar fajin për aktin e korrupsionit
- Stafa mori ryshfet për të korruptuar gjyqtarin Gjoko Ristov
Me këtë akt, Stafa praktikisht ia ka bërë “gropën” gjyqtarit Gjoko Ristov. Deri tani Prokuroria nuk mundej t’i lidhte 350 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e prindërve të gjyqtarit, me ndonjë ngjarje konkrete penale. Por tani, organi i akuzës ka në duar dëshminë verbale të Stafës, me të cilën do ta arsyetojë shtyllën e akuzës para gjykatës, se Ristov ka fshehur pasuri në mënyrë të paligjshme dhe ka pastruar para.
“Edhe pse në rastin konkret avokati ka qenë i kapur në flagrancë me një pjesë nga ryshfeti dhe ato para nuk kanë arritur deri te gjyqtari, prokurori publik ndërmori dhe veprime tjera dhe bastisje gjatë së cilave më 18 janar të vitit 2026 në shtëpinë e prindërve të gjyqtarit në Negotinë janë gjetur gjithsej 350 mijë euro, për të cilat ai nuk ka prova për prejardhjen dhe nuk i ka paraqitur”. – Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
- Pasi pranoi fajin Stafa, Prokuroria ngriti akuzë kundër Gjoko Ristovit
- Ristov nuk ka prova për 350 mijë eurot në shtëpinë e Ristovit
Ndërkohë Ristov aktualisht ndodhet në arrest shtëpie ndërsa nga Prokuroria theksojnë se do të kërkojnë që t’i vazhdohet kjo masë. /Alsat.mk
The post Me pranimin e fajit avokati Stafa ia bëri “gropën” gjyqtarit Ristov appeared first on Alsat.
