Me propozim të kryetarit të LSDM-së Venko Filipçe, zv.kryetarja, nënkryetarët, sekretari gjeneral, sekretarët organizativ si dhe të gjithë anëtarët e bordit ekzekutiv të partisë mbrëmë dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre. Nga kjo parti thonë se ky akt do të hapë mundësi për kapitull të ri ndërsa vijon rifreskim i kuadrove duke angazhuar persona të rinj me qëndrueshmëri organizative, mobilizim të brendshëm për energji të re të LSDM-së. Në njërën prej seancave të ardhshme të bordit qendror, Filipçe do të propozojë anëtarëte organeve të partisë, ndërsa për funksionet do të zgjidhen personat më kompetent, thuhet në njoftimin e partisë. /Alsat.mk
The post Me propozim të Filipçes dorëhiqen anëtarët bordi ekzekutiv të LSDM-së appeared first on Alsat.
