Mesfushori i Frosinones po lë pas emra të mëdhenj të futbollit europian për nga paraqitja individuale. Sipas të dhënave të “Opta”, Giacomo Calò është lojtari që ka krijuar më shumë raste për gol në pesë ligat kryesore europiane në sezonin 2026/27. Mesfushori organizator i Frosinones kryeson renditjen me 46 raste të krijuara, përpara disa yjeve të futbollit europian:
46 – Giacomo Calò
42 – Arda Güler
41 – Lamine Yamal
36 – Michael Olise
36 – Iñigo Vicente
Në një intervistë, Calò shpjegoi arsyet e këtij fillimi mbresëlënës: “Nuk e prisja një nisje kaq të rëndësishme, as nga ana ime, as nga e gjithë skuadra. Kemi krijuar një marrëdhënie fantastike. Jemi të vetëdijshëm për mënyrën si punojmë dhe kërkesat e trajnerit.
Është një futboll i guximshëm, me markim një kundër një dhe shumë lëvizje taktike. Alvin më mori që ditën e parë të grumbullimit sezonin e kaluar dhe më shpjegoi çfarë kërkonte nga unë. Tani e kuptoj pse skuadrat e tij kanë qenë gjithmonë të vështira për t’u përballuar”.
The post Më shumë se Olise, më mirë se Yamal, edhe mbi Güler; 46 “penelatat” e mesfushorit italian appeared first on Telesport.
