Myrto Uzunit nuk iu dha shansi për të luajtur në Kampionatin Europian dhe kjo duket se ka mbetur ende në memorien e të atit, i cili nuk e kapërdin dot faktin se disa lojtarë të tjerë kanë luajtur para të birit.
Nëse Shqipëria nuk arrin një tjetër kualifikim, ky do të jetë një peng i madh edhe për vetë lojtarin, i cili gjithmonë është shprehur se e ka ëndërr të luajë në turne madhorë.
I ati i Myrtos, Artan Uzuni ka bërë një reagim të fundit duke folur me shumë sinqeritet, aq sa ka fituar vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
“Mungesa e aktivizimit në Europian e vrau. Na vrau të gjithëve. Kombëtarja është e shqiptarëve dhe kështu do jetë gjithë jetën, edhe nëse është apo jo Myrto. Kur nuk u thirr Myrtua, unë i kam thënë që do zgjedhësh mes meje dhe trajnerit Sylvinho”.
“I thashë zgjidh trajnerin, nëse mendon se të bëri ai futbollist dhe më zgjidh mua nëse mendon se të bëra unë futbollist. I thashë të mos shkonte më te Kombëtarja. Por Myrtua më tha: kombi mbi te gjitha”.
The post “Më zgjidh mua ose trajnerin Sylvinho”, i ati i Uzunit shkruan të paparashikueshmen appeared first on Telesport.
