Mediumi i njohur botëror ESPN në analizat që ka bërë për 4 finalet e sotme për 4 biletat e fundit nga Europa për Kupën e Botës 2026, e shikon Kosovën si favorit ndaj Turqisë.

“Ekipi i Franco Fodës është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm dhe energji. Dardanët kanë aftësinë të befasojnë Turqinë, një ekip me talente të nivelit të lartë, me emra si Arda Güler, Hakan Çalhanoglu dhe Kenan Yildiz.

Turqia ka fituar dy takimet e mëparshme midis ekipeve dhe do të jetë favorite, por duke qenë se Kosova luan në fushën e saj, kjo gjë mund të rezultojë vendimtare në fatin e takimit. FITUESI: Kosova”, shkruan në analizën e saj ESPN.

The post Mediumi i njohur botëror bën parashikimin e fortë: Kosova fiton kundër Turqisë appeared first on Telesport.