Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani sot ka shkruar në librin e ngushëllimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, për viktimat e tragjedisë në Koaçan. Meidani thotë se Shqipëria qëndron pranë Maqedonisë së Veriut në këto ditë të vështira.

“Sot, me zemër të rënduar, shkrova në librin e ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan. Jemi bashkë në këtë dhimbje që s’ka fjalë e ngushëllim. Për çdo familje që humbi një pjesë të shpirtit, jam me ju në çdo lutje e mendim. Shqipëria qëndron pranë jush”, shkruan Meidani./tv21.tv