Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, kryesoi të mërkurën një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi fëmijët dhe arsimin në konflikt, dy ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Izraeli nisën sulmet ajrore ndaj Iranit, duke nxitur një paralajmërim të OKB-së për sigurinë e fëmijëve.
Znj. Trump mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për muajin mars, me temën “Fëmijët, Teknologjia dhe Arsimi në Konflikt”.
.@FLOTUS presides over a meeting of the United Nations Security Council in New York City regarding education’s role in advancing tolerance and world peace pic.twitter.com/m2bak4wNxz
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) March 2, 2026
Në paraqitjen e saj të parë si presidente, zonja e parë e SHBA-së theksoi lidhjen midis arsimit, teknologjisë dhe paqes. Gjatë fjalimit të saj, ajo trajtoi nevojën për akses të barabartë në të nxënë dhe teknologji me qëllim ndërtimin e një bote më paqësore.
.@FLOTUS to the UN Security Council: “Enduring peace will be achieved when knowledge and understanding are fully valued within all of our societies… a nation that makes learning sacred protects its books, its language, its science and its mathematics. It protects its future.” pic.twitter.com/V0BGm9vLgf
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) March 2, 2026
Melania Trump, duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit, theksoi se “paqja nuk ka pse të jetë e brishtë”, duke shprehur solidaritetin e saj me familjet e viktimave të luftës. Ajo vuri në dukje se shoqëritë që mbrojnë dijen dhe arsimin mbrojnë të ardhmen e tyre dhe krijojnë mirëkuptim dhe tolerancë midis njerëzve. “Kombet që vlerësojnë të mësuarit mbrojnë të ardhmen e tyre”, tha ajo.
“My heartfelt condolences to the families who have lost their heroes who sacrificed their lives for freedom. Their bravery & dedication will always be remembered.” – First Lady Melania Trump at the U.N. Security Council meeting ❤️pic.twitter.com/nLrETWXdMx
— The White House (@WhiteHouse) March 2, 2026
Znj. Trump më pas foli për rolin e teknologjisë, duke thënë se inteligjenca artificiale ka demokratizuar njohuritë, duke i dhënë kujtdo, kudo, qasje në sasi të mëdha të dhënash. Ky “demokratizim i njohurive”, siç e quajti ajo, mund të ndihmojë në kapërcimin e hendekut teknologjik, përmirësimin e të nxënit dhe promovimin e paqes në të gjithë botën.
Zonja e Parë i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të forcojë aksesin në arsim dhe të sigurojë akses të plotë në teknologji, duke theksuar nevojën për të kapërcyer hendekun teknologjik. Në fjalimin e saj, ajo tha: “Tani është koha që brezi ynë t’i ngrejë fëmijët tanë mbi ideologjinë përmes aksesit në mençuri”.
.@FLOTUS arrives at the UN headquarters in New York City, where she will preside over a United Nations Security Council meeting pic.twitter.com/H1VuxDlCgi
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) March 2, 2026
Duke përfunduar fjalimin e saj, Melania Trump theksoi se rruga drejt paqes shtrihet përmes arsimit dhe teknologjisë. “Konflikti lind nga injoranca, por dija krijon mirëkuptim dhe unitet”, tha ajo, duke u bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të forcojnë të mësuarit dhe të promovojnë paqen përmes arsimit.
The post Melania Trump para Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Paqja nuk ka pse të jetë e brishtë appeared first on Alsat.
