Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet që më 4 shtator të vendosë rekord si drejtuesja e qeverisë më jetëgjatë në historinë e Italisë. Qeveria e saj është e 68-ta që nga viti 1946, ndërsa në epokën republikane ajo është kryeministrja e 31-të.

Përpara Melonit, vetëm katër qeveri italiane kanë zgjatur më shumë se 1.000 ditë, mes tyre dy qeveri të Silvio Berlusconit, ajo e Bettino Craxit dhe qeveria e Matteo Renzit. Në Itali, qeveritë kanë zgjatur mesatarisht rreth 14 muaj, kryesisht për shkak të koalicioneve dhe ndryshimeve të shpeshta politike.

Megjithatë, ndërrimi i qeverive nuk ka nënkuptuar gjithmonë ndryshim të plotë të kursit politik, pasi partitë dhe koalicionet kanë vazhduar shpesh të ruajnë ndikimin e tyre. Meloni ndërkohë synon edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2027, me synimin për të rritur stabilitetin politik.