Trajneri i Barcelona, Hansi Flik, po shqyrton mundësinë e largimit nga klubi katalanas në përfundim të këtij sezoni, pasi ndjehet i lodhur nga detyrat e tij.

Sipas raportimeve të ndryshme në Spanjë, gjermani ka diskutuar këtë ide me stafin mbështetës që nga muaji shtator. Flick është i zhgënjyer nga mungesa e përkushtimit të disa lojtarëve, pavarësisht përpjekjeve të tij për të vendosur masa disiplinore të rrepta. Ai është gjithashtu i pakënaqur me mungesën e mbështetjes nga menaxhmenti i klubit.

Ky sezon i dytë për trajnerin gjerman ka qenë i vështirë për shkak të problemeve me lëndimet dhe rezultateve jokonsistente, të cilat e kanë penguar të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar, kur Barcelona arriti tripletën vendase Dobësitë në sistemin e Flick janë shfrytëzuar vazhdimisht nga kundërshtarët këtë sezon, duke e vënë trajnerin përballë një sfide të madhe për të rikthyer Barcelonën në formën e saj më të mirë. Aktualisht, Barcelona është pesë pikë prapa liderëve të Real Madrid në La Liga dhe ka regjistruar dy fitore dhe një humbje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri gjerman pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij në javët e ardhshme, ndërsa klubi përpiqet të stabilizojë performancën dhe ritmin e skuadrës.

The post Mendon largimin nga Barcelona në fund të sezonit appeared first on Alsat.