Mëngjesi në vend është i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta.  Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup mëngjesi do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe kryesisht i qetë.

Temperatura minimale do të bie deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 21 gradë.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe kryesisht të qetë me mëngjese të ftohta dhe temperatura të mëngjesit të cilat në disa vende do të bien në disa gradë nën zero.

Nëpër disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit ose vranësirave të ulëta. Temperatura e ditës deri në mes të javës do të jetë në rritje graduale.