Zëvendëskryeministri i parë, z. Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Komunës zë Zhelinës Blerim Sejdiu, dje pasdite pa nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrjetit primar të ujësjellësit në fshatin Merovë. Projekti parashikon ndërtimin e tubacionit lidhës nga rezervuari deri tek rrjeti kryesor, hapjen e një bunari të ri pranë atij ekzistues, si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rezervuarit tashmë të ndërtuar. Pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2025. Vlera e përgjithshme është 15,8 milionë denarë, të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit.

Jemi të përkushtuar, përditë nga pak, por afër qytetarëve tanë, afër problemeve dhe afër për të ofruar zgjidhje për këto probleme që është dashur të zgjidhen shumë më herët. E përgëzoj Blerimin për punën që e bën. Ne si qeveri do t’i rrimë në mbështetje për projekte të tilla”, tha Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i Parë

.

Do të keni ujë çdokush në shtëpi dhe projekti tjetër i madh, që nuk ka qenë i premtuar, por do të bëhet realitet, javën tjetër nis me punë ndërtimi i rrugës prej poshtë në rrugën regjionale deri në Merovë pjesa faza e parë, pastaj do të vazhdohet edhe me fazat tjera deri në fshatin Sallarevë”, deklaroi Blerim Sejdiu, Kryetar i Zhelinës.