Kancelari gjerman, Friedrich Merz, mbështeti kërkesën për ndalim të rrjeteve sociale për personat nën 14 vjeç, siç kërkoi partneri i tij i koalicionit, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), raportohet sot.
“Në një situatë kur fëmijët 14-vjeçarë kalojnë pesë orë në ditë para ekranit të telefonit dhe kur gjithë socializimi i tyre bëhet përmes rrjeteve sociale, nuk duhet të habitemi kur të njëjtët fëmijë tregojnë vonesa në zhvillimin personal dhe socializimin,” tha kancelari gjerman Friedrich Merz në një podkast politik.
Merz tha se, megjithëse përgjithësisht është kundër ndalimeve, “ka simpati” për propozimin e partnerit më të vogël në qeverinë koalicionare, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë (SPD), e cila kohët e fundit ka dorëzuar një kërkesë për rregullim të rreptë të përdorimit të rrjeteve sociale nga të rinjtë, duke kërkuar ndalim të plotë për personat nën 14 vjeç.
“Pyetja se si të mbrohen fëmijët në moshë kur ata duhet mbi të gjitha të kenë kohë për të luajtur, për të mësuar dhe për t’u përqendruar në shkollë, duhet të jetë në plan të parë,” tha Merz.
