Nga Londra ku u mbajt këtë të mërkurë Samiti i radhës së Procesit të Berlinit, Kancelari i Gjermanisë Fridrich Merz deklaroi se vendi i 6 shteteve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

Në samitin ku u diskutua vizioni Strategjik I të ardhmes si dhe Siguria dhe Emigracioni I Paligjshëm, Merz theksoi se Bashkimi Evropian sot nuk mund të heq dorë nga qëllimi I tyre strategjik për ta bërë Ballkanin pjesë të tyre për asnjë lloj arsye dhe theksoi se zgjerimi është një rrugë pa kthim.

“E  ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe sot është konfirmuar edhe një herë se Procesi i Berlinit po iu ndihmon të përparoni në këtë rrugë.

Sa kohë do të duhet për të arritur atje është në duart e vetë secilit vend. Reformat në këto vende janë çelësi i kësaj. Si Bashkim Evropian, ne nuk mund dhe nuk do të bëjmë asnjë lëshim mbi këtë çështje”, tha ai.

Merz në mbyllje te samitit qe vendi I tij themeloi e qe kësaj here u mbajt ne Londër theksoi rëndësinë e Fqinjësisë se mire duke shpjeguar se diçka e tille është kusht për integrimin Europian.

Kancelari Gjerman theksoi se Urgjence për Bashkimin Evropian ne këto momente është normalizimi I marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ne kemi nevojë urgjente për të parë përparim në procesin e normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne kemi nevojë për zbatimin besnik dhe të plotë të marrëveshjeve që ju keni arritur tashmë. Rreth kësaj tryeze do të gjeni vende të gatshme për të mbështetur, përfshirë vendin tim, Gjermaninë, por ne kemi nevojë për angazhimin tuaj.”

Samiti i Procesit te Berlinit që u mbajt ne Londër këtë vit I dha mundësinë Kryeministrit Britanik Keir Starmer qe te vinte ne pah edhe problematikat me çështjet e sigurisë dhe emigrimin e paligjshëm.

Në mbyllje të punimeve të këtij samiti, kreu i qeverisë britanike theksoi se për Perëndimin dhe Bashkimin Europian, Ballkani Perëndimor është vendi ku testohet siguria e Kontinentit Evropian.

Procesi i Berlinit është nisma diplomatike e themeluar ne vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme Angela Merkel me synim forcimin e marrëdhënieve te vendeve te Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian ne çështje te tilla si bashkëpunimi ekonomik, përafrimi I politikave dhe ndihme ne përmbushjen e reformave qe kërkohen nga Unioni 27 anëtarësh.